Super gjest nga mërgimtarët: Pastrojnë ambientin deri sa presin në kolonat e gjata në Merdare

Ditët e fundit të gushtit janë edhe ditët kur mërgimtarët kosovarë kthehen në vendet e tyre, shkruan Mitropol.
Për shkak të numrit të madh që e vizitojnë Kosovën kthimi i tyre në mërgim shoqërohet me pritje të gjata në pikat kufitare.
Mirëpo një gjest që meriton duartrokitje është bërë pikërisht nga mërgimtarët që po kalonin në pikën kufitare në Merdare. Qytetarët derisa prisnin për të kaluar kufirin pastruan zonën e mbuluar nga mbeturinat.


Gjeste të tilla janë të rralla dhe si të tilla meritojnë të respektohen. /Mitropol/







