
Hoxha Halil Kastrati dhe organizata e tij do të nisin ndërtimin e 8 shtëpive për nevojtarët, shkruan Mitropol.
Shtëpitë e reja do të ndërtohen në Drenas dhe Shtime.
Këtë lajm e ka bërë të ditur hoxha Halil Kastrati përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Dite e rende edhe per neve sot, rastet e sodit ishin shume prekese, na ben me lot edhe neve rrefimet dhe gjendja e tyre 😢
Jetima, invalide te luftes, te semure, kto ishin gjendjet e familjeve qe i gjetem
Ne komunen e Drenasit i vizituam 7 familje dhe ju kumtuam lajmin se po behen me shtepi te reja fale edhe memorandumit me Komunen
Nga aty vazhduam per ne Komunen e Shtimes dhe e vizituam nje familje ne gjendje shume te rende, edhe kete familje e lajmeruam se kemi ardhur me ju nise shtepine e re
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!








