Një zyrtar policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë të Jugut është suspenduar sot me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar.
“Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në njoftim.