Sveçla kujton doganierin e EULEX-it që u vra në Zveçan: Drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar doganierin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Audrius Šenavičius, i cili 11 vite më parë u vra në afërsi të Zveçanit, shkruan Mitropol.
Sveçla tha se në këtë përvjetor që mbanë dhimbje, qëndrojnë pranë familjes së Audrius dhe kolegëve të tij që ndodhen në shërbim, dhe se drejtësia për vrasjen e tij është domosdoshmëri dhe duhet të ndodhë pa vonesë.
“U jam mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të EULEX që çdo ditë mbështesin Policinë e Kosovës për sundim të rendit e ligjit në Republikën tonë.