Sveçla njofton se sot u vendos gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor në Leposaviq
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit.
Në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës së sigurisë dhe kushteve të punës së Policisë së Kosovës, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vendosëm sot gurthemelin e objektit të ri të nënstacionit policor te vendi i njohur si Ura e Bistricës së Leposaviqit.
Sveçka tha se objekti i ri e modern do të jetë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët nga ky vend, po shërbejnë prej gati dy vitesh në luftimin e çdo kriminaliteti.
“Nga 1 zyre që kemi gjetur në dispozicion të ruajtjes së kufirit me Serbinë sot kemi 9 nënstacione me polic të përkushtuar e në shërbim të Republikës sonë.
Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara.”, shkroi ai.