Sveçla reagon për rastin tragjik: Policia me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve nxori veturën nga liqeni dhe trupat e pajetë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në orët e vona në Gjilan, ku si pasojë e një aksidenti në liqenin e Badovcit, tre persona humbën tragjikisht jetën.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ka qenë një aksident, duke shtuar se me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve është nxjerrur trupi i të ndjerëve.
Sipas tij, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.