KOSOVËLAJME

Sveçla: Serbi i arrestuar dyshohet se ka ushtruar dhunë çnjerëzore ndaj shqiptarëve në burgun e Lipjanit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se i arrestuari serb të enjten në Graçanicë dyshohet se në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina, konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë periudhës së luftës ka ushtruar torturë dhe dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë.

Roadside
Market Florenti

“Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë”, ka thënë ministri Sveçla.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Sveçla ka theksuar se arrestimi i personit, i identifikuar me inicialet D.M., ka rezultuar nga një punë hetimore e gjatë, ku janë mbledhur prova të mjaftueshme për të dyshuar për pjesëmarrje në krimet gjatë luftës.

“Pjesëmarrësit në krimet makabre gjatë luftës në Kosovë duhet të mbahen përgjegjës. Ndaj personit të arrestuar sot në Graçanicë, ka patur një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme  për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës”, ka deklaruar ai.

Ministri Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë hetimit dhe arrestimit.

Ai gjithashtu ka theksuar se keqtrajtimet dhe torturat e viteve të luftës nuk mund të kalojnë pa u ndëshkuar dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.