KOSOVËLAJME

“Sveçla t’u rrëzu billborde s’është e vërteta e veriut, por autonomia serbe”: Mehmetaj aksionet i sheh si “marketing”

E vërteta në analizimin e veriut të Kosovës nuk gjendet as në deklarimet qeveritare e as në veprimet e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla “i cili merr kamera për të rrëzuar billborda në veri”, por në dokumentet e pranuara nga Kosova dhe Serbia, vlerëson gazetari Lirim Mehmetaj. Dhe, që të tri dokumente – ajo e Brukselit, Ohrit dhe e draft-Statutit – për Mehmetajn përkthehen në “autonomi territoriale” dhe “mini-shtet”.

Roadside
Market Florenti

Lirim Mehmetaj, e jep këtë për pikturën e gjerë të realitetit , e jo, siç thotë ai, “marketingun poilitik të kualitetit të Bollywood-it që tenton ta amballazhojë dështimin”.

Koha
Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company

Sepse, shtron konstatimin ai, “çfarë fiton Kosova dhe çfarë humb nuk mund të kuptohet nga rrëzimi i posterëve me fytyra të Vladimir Putinit e Aleksandër Vuçiç-it në rrugëve të Leposaviqit e Zveçanit, por në nenet e draft-statutit të Asociacionit”.

Kjo referuar gjithashstu edhe pjesëmarrjes së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në mbylljen e disa zyrave që funskionojnë në sistem të Serbisë; ngjarje këto të cilat ministri kujdeset që të jetë aty si kryeprotagonist dhe ta xhirojë veten në vendngjarje.

Për më tepër – kjo edhe në dritën e miratimit të Rregullores së re të BQK-së e cila ndalon pagesat/transaksionet në dinarë nga Serbia; vendim ky që ka hasur në rezistencë të madhe më së shumti nga amerikanët të cilët kërkojnë të dinë – pa sukses – se në çka konsiston urgjenca me doemos të ndalimit të menjëhershëm e të shpejtë dhe nëse në fakt nevojitet urgjenca.

Kjo edhe është lexuar si – a po provohet të qartësohen disa gjëra si çështja e sovranitetit monetar para themelimit të Asociciacionit (siç shkruhet edhe në draft-Statut) apo e kundërta, si veprim që të prolongohet edhe më tej themelimi i Asociacionit?

Mehmetaj e shtron kështu: “Dy pyetje janë të rëndësishme këtu: E para, a e ka shmangur Kosova Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, siç ka premtuar Qeveria aktuale kur ishte në Opozitë? Dhe, pyetja e dytë: A jemi më afër njohjes reciproke me Serbinë tash, kur po arrijmë në fundin e mandatit të Albin Kurtit si kryeministër?”.

Ma gjej një person në Kosovë, përfshirë vetë Kurtin, që të jep përgjigje me ‘po’ në këto dy pyetje”.

Ndërsa Asociacioni, përbën “tradhti” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë Mehmetaj – teksa rikujton edhe se ishte vetë kryeministri që shprehej se pas “një leximi të detajuar” të Draft-Statutit kishte konstatuar se “është brenda germës së Kushtetutës së Kosovës”.

Juridikisht dallimi i vetëm që Kosova ka me Asociacionin e pranuar nga Kurti është vetëm e drejta e Kosovës për të pasur njëfarë ushtrie, gjë që mungon te Asociacioni. Gjithçka tjetër, është pothuajse identike. Madje, siç e dini, në nenin 48 të draft-statutit thuhet se ‘do të ketë një Komision të Arbitrazhit… kryesuesi i Komisionit të Arbitrazhit emërohet nga Bashkimi Evropian’. Pra, kur shteti i Kosovës është në konflikt me Asociacionin, çështjen e zgjedh një palë e tretë ndërkombëtare, njëjtë sikur një ndërmjetësues i tretë kur dy shtetet janë në konflikt”, na thotë ai.

Marrëveshjet e pranuara nga Qeveria e Kosovës ia ofrojnë mundësinë Serbisë të themelojë Autonomi territoriale brenda Kosovës me institucione që secili jurist tashmë e ka konfirmuar se përbën jo vetëm nivel të tretë të pushtetit, por entitet të veçantë brenda shtetit të Kosovës dhe praktikisht një mini-shtet”, thotë mes tjerash Lirim Mehmetaj.

Në këto tri dokumente”, thotë Mehmetaj për atë të Brukselit, Ohrit dhe Draft-Statutin, gjenden “tri akte të tradhtisë kombëtare nga Kurti” dhe se aty “e gjeni të vërtetën dhe jo në deklarime të pakuptueshme të Besnik Bislimit, aksione të filmave vizatimor të Xhelal Sveçlës, kundërthënieve trullosëse të Albin Kurtit dhe thirrjeve të pakuptueshme të komunitet ndërkombëtar”./Nacionale