KOSOVËLAJME

Sveçla zbulon se e kujt është vetura ku u gjet armatimi në afërsi të Zveçanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zbuluar se vetura në të cilën mbrëmë u gjetën sasi e madhe e armatimeve në afërsi të Zveçanit, është pronë e Shoqërisë Aksionare “Hekurudhat e Serbisë”.

Market Florenti
Roadside

Sveçla ka deklaruar se Policia tashmë ka edhe informatat e para mbi personat e përfshirë, derisa ka thënë se armët që janë gjetur janë shumë të rrezikshme.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

“I gjithë ky armatim ka ardhur nga Serbia. Edhe vetë vetura është pronë e Shoqërisë Aksionare “Hekurudhat e Serbisë”. Tashmë Policia ka edhe informatat e para mbi personat të cilët kanë qenë të përfshirë në sjellje në vendosje por edhe potencialisht në realizimin e akteve terroriste. Këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin e Policisë por edhe për gjithë qytetarët”, ka deklaruar Sveçla në RTK.

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka parandaluar mbrëmë një sulm terrorist, duke kapur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit.

Ai ka thënë se armatimi i kapur është identifikuar në një veturë me targa të Beogradit, 100 metra larg Komunës së Zveçanit.

“Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake”, ka thënë Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se të gjitha këto mjete ishin me qëllim të realizimit të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë. Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”, ka shkruar tutje ai.

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka shkruar në fund Sveçla.