Aurora Group
KOSOVËLAJME

Syla rendit arsyet për fitoren e VV’së: Diaspora, lodhja nga zgjedhjet e mbi 80 milionë euro vitra

 

Sipas gazetarit Valon Syla, një sërë faktorësh duhet të analizohen për të kuptuar ngritjen drastike të partisë Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke arritur të shkojë mbi 50% të votave.

Aurora Group

Syla renditi disa prej arsyeve kryesore për rezultatin tejet të dobët të të gjitha partive opozitare, të cilat bashkërisht humbën 9 mandate në krahasim me zgjedhjet e shkurtit.

Në Pressing T7, Syla tha se opozita ra në kurthin e VV-së përmes një shantazhi patriotik në lojërat e saj me Listën Serbe dhe temat për veri. Sigurisht, kjo pastaj u komplimentua edhe me përmbysjen e madhe të rreth 200 mijë votave nga diaspora, e cila është masivisht pro-VV.

Përpos këtyre arsyeve, gazetari po ashtu përmendi lodhjen e qytetarëve nga katër palë zgjedhje brenda një viti të bllokadës politike, si dhe shpërndarjen e madhe të skemave sociale nga qeveria jolegjitime e Albin Kurtit në rreth 80 milionë euro.

Komentatori politik gjithashtu tha se bazuar në disa informata të agjencive që merren me hyrjet dhe daljet e qytetarëve, rreth 70 mijë kosovarë rezidentë dolën nga Kosova në periudhën festive, kur u mbajtën edhe zgjedhjet. Sipas tij, rreth 40 mijë kishin të drejtë vote.

Në fund, Syla theksoi edhe rënien dramatike të LDK-së, një performancë e dobët që shkoi në nivele të vitit 2021. Syla tha se Lumir Abdixhiku e la LDK-në aty ku e mori prej Avdullah Hotit.

Të gjithë këta faktorë të rëndësishëm, sipas Sylës, ndikuan në ngritjen e VV-së përkundër bllokadës 10-mujore në Kuvend dhe keqqeverisjes prej vitit 2021 e tutje

Dukato 1