Medi
02LAJME

Sylejman Meholli e Ersar Imeri marrin mbështetje të madhe në Pantinë

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli mbrëmë i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale i cili mban numrin 25, Ersar Imeri, kanë qenë pjesë e tubimit në Pantinë ku edhe morën përkrahje të madhe, shkruan Mitropol.

Active 1

Meholli tha se si kryetar i ardhshëm fshatit Pantinë do t’ia kthej lavdinë, mbështetjen, dinjitetin dhe përkrahjen që e meriton.

Postimi i plotë:

Dje në Pantinë vulosem fitoren plebishitare këtu pa dallim partie!

Bashkë me kandidatin tonë shembullor për Kuvendin Komunal, profesor Ersar Imeri, kemi prezantuar programin tonë Bashkë për Vushtrrinë!

Pantina – vendi i krismes së parë të lirisë, vendi i lavdisë dhe historisë – do t’i japë jehonë fitores sonë të 12 tetorit, ashtu siç i dha jehonë luftës për liri.

Si kryetar i ardhshëm, fshatit Pantinë do t’ia kthejmë lavdinë, mbështetjen, dinjitetin dhe përkrahjen që e meriton! Ia njoh kontributin, ia njoh nevojat, ia njoh meritat, ia njoh njerëzit dhe i çmoj me përulësi e pa dallim çdo lagje e çdo individ. Jemi rritur bashkë, jemi ngritur bashkë dhe bashkë do fitojmë!

Faleminderit nga zemra Pantinë, mirnjohes pa fund për mbështetjen tuaj!
Na priftë e mbara!

Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️

Active