
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot e ka nisur ditën në takim me Ali Jonuzin, shkruan Mitropol.
Meholli tha se Jonuzi me shumë optimizëm për fitoren e madhe, u jep shpirt e kurajo për ta dhënë maksimumin edhe këto orë që kanë mbetur deri në fitore.
Postimi i plotë:
Pas më shumë se një muaji angazhimi krah për krah, e nisëm ditën sot me një çaj bashkë me Bacin Ali, me një reflektim pozitiv mbi angazhimin tonë të madh për fitore e ndryshim, duke falënderuar të gjithë qytetarët, aktivistët dhe ata që na kanë mbështetur në çdo tubim, aktivitet, angazhim e përkushtim!
Baci Ali – njeriu i dëshmuar që ndryshon etapat e historisë jo vetëm në Vushtrri, por në gjithë Kosovën; bashkëluftëtari i Adem Jasharit dhe tribuni i madh, me shumë optimizëm për fitoren e madhe, na jep shpirt e kurajo për ta dhënë maksimumin edhe këto orë që kanë mbetur deri në fitore.
Faleminderit nga ne – na priftë e mbara!
Fitore! 💥
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️
Ali Januzi 2️⃣✅️








