Sylejman Meholli mbanë takimin e parë mobilizues në lagjen Imeri i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale, Ersar Imeri

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli sot ka zhvilluar takimin e parë mobilizues në lagjen Imeri në Pantinë, shkruan Mitropol.
Gjatë kësaj vizite Meholli ka qenë i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale nga radhët e LVV-së, Ersar Imeri i cili në listë mbanë numrin 25 dhe priti Mehollin në lagjen e tij.
Postimi i plotë:
Në Lagjen Imeri në Pantinë kemi takuar banorët e këtij fshati bashkë me kandidatin tonë shembullor Profesor Ersar Imeri!
I vështirë ishte akomodimi nga mbështetja e madhe pa dallim partie në këtë konak të nderuar.
Me dashuri e përkushtim me vendosmëri e besnikri për fitoren e madhe të 12 tetorit në Vushtrri që Pantinës i kthen vëmendjen, projektet, prespektiven dhe dinjitetin.
Ju kërkojmë falje për hapsirën jo të mjaftueshme e shihemi së shpejti në tubimin e radhës!
Dr. Sylejman Meholli








