
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LVV-së, Sylejman Meholli në mesin e vizitave të shumta që ka realizuar, ai sot ka vizituar edhe klubin e pingpongut “Vushtrria”, shkruan Mitropol.
Meholli tha se pas 12 tetorit, fokusi dhe mbështetja për sportin do të rritet, me theks të veçantë në identifikimin dhe mbështetjen e talenteve, organizimin e garave sportive, ndërlidhjen e arsimit me sportin dhe aktivitetet sportive, si dhe krijimin e më shumë hapësirave.
Postimi i plotë:
Sot kam vizituar Klubin e Pingpongut “Vushtrria”, ku u pritëm nga trajneri Petrit Drenica dhe pingpongistët e këtij klubi.
Me programin “Bashkë për Vushtrrinë” dhe me mua kryetar pas 12 tetorit, fokusi ynë dhe mbështetja për sportin do të rritet, me theks të veçantë në identifikimin dhe mbështetjen e talenteve, organizimin e garave sportive, ndërlidhjen e arsimit me sportin dhe aktivitetet sportive, si dhe krijimin e më shumë hapësirave që ky sport i meriton. Mbi të gjitha, do të sigurojmë subvencionim meritor të klubeve sportive, të bazuar në sukseset e arritura.
Bashkë për sportin, Bashkë për Vushtrrinë!
Dr. Sylejman Meholli 1️⃣0️⃣5️⃣✅️







