02LAJME

Synon ta marrë Mitrovicën, mirëpo Bedri Hamza nuk gjindet askund, a ka vërtet interesim Bedriu ta fitojë garën?

Më 17 tetor 2021 do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, shkruan MITROPOL.

Një gjë e tillë ka ndikuar që kandidatët e partive politike në qytete të ndryshme të Kosovës ta fillojnë fushatën parakohe në mënyrë që ta fitojnë besimin e qytetarëve, dikush edhe për një mandat e dikush edhe për mandatin e parë.

Weelnes

Përderisa në Prishtinë dhe Skenderaj kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Sami Lushtaku, veq se kanë nisur takimet me qytetarë, kandidati i PDK-së në Mitrovicë, Bedri Hamza, fatkeqësisht nuk po duket që e ka fort dert garën për ta fituar mandatin e të parit të qytetit ashtu siç po proklamohet.

Gazetarët e Mitropol kanë zhvilluar biseda me qytetarët e Mitrovicës, të cilët po ashtu kanë kritika për Hamzën për inferioritetin e tij ndaj garës.

“…psh Uranin a e ke pa në Prishtinë, qe gati një muaj është pranë qytetarëve, e ka seriozisht garën, don me fitu edhe me udhëheq me Prishtinën, e Bedria pom doket që se ka fort përnime.”, tha një qytetar mitrovicas.

Për disa të tjerë ky inferioritet do të ketë ndikim të madh në vota, pasi që qytetarët nuk do ta votojnë nëse nuk merret me hallet e tyre.

“Ja me këtë ritëm, mos të garon as për asamble se as për qaty si fiton votat lemo për Kryetar të Komunës”, shtoi një i moshuar.

Gara në Mitrovicë sa vjen e bëhet më interesant, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit Kryetar i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ditë më parë deklaroi se do ta fitoj garën në Mitrovicë me 65% të votave.

Mitropol do të vazhdoj që të sjellë ditëve në vijim opinionin e qytetarëve për garën në Mitrovicë. /Mitropol/

Weelnes