Active 2
LAJME

“Ta kem hedh një granatë dore, po s’shpërtheu”, vushtrriasi lajmërohet nga dorasit se i hodhën granatë në shtëpi

Foto Ilustrim

Një ngjarje jo fort e zakonshme ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Burime të “Mitropol” brenda policisë bëjnë të ditur se pas mesnatës dikush ka hedhur granatë dore në oborrin e një personi, por granata nuk ka shpërthyer.

Dukato 1

Personi i cili paraprakisht nuk ka qenë në dijeni se në oborrin e tij është hedhur granatë, ka marrur mesazh nga kryesi i veprimit.

“Ta kemi hedhur një granatë dore mirëpo nuk ka shpërthyer”, ka qenë mesazhi që ka marrë personi.

Me të marrë mesazhin, personi ka lajmëruar policinë, të cilët kanë dalur menjëherë në vendngjarje.

Policia e Kosovës ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin ku është hedhur. Para se të bëhej shpërthimi në orën 3 të natës, banorët e lagjes u paralajmëruan me anë të një altoparlanti se policia do kryej një shpërthim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sadri Kapiti” ndërkaq rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Mitropol/

Active