KOSOVËLAJME

“Ta q* ligjin, kam me t’vra”/ Polici kërcënohet pasi e dënoi një shofer për përdorim të telefonit

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, ku Policia ka ndalur një veturë, shoferi i së cilës kishte thyer rregullat e trafikut.

Market Florenti
Koha
Market Florenti
Florenti Company

Kjo i kushtoi të dyshuarit, me ç’rast zyrtarët policorë ia shqiptuan një tiketë për kundërvajtje në trafik.

I revoltuar për gjobën, shoferi i dyshuar është futur në sherr me policin që e dënoi për përdorim të telefonit, duke e sharë e kërcënuar.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari i është drejtuar policin ndër të tjera edhe me fjalët “kam me t’vra, ta q. nanën e ligjin…”.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.