Tahiri: Çdo biznes që krijon vende pune dhe kontribuon në buxhetin e shtetit është hero i zhvillimit ekonomik

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar biznesin mitrovicas “Mitroplast”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se çdo biznes që krijon vende pune dhe kontribuon në buxhetin e shtetit është hero i zhvillimit ekonomik.
Postimi i plotë:
Çdo punëtor që punon me përkushtim është një qytetar hero i shoqërisë sonë. Çdo biznes që krijon vende pune dhe kontribuon në buxhetin e shtetit është hero i zhvillimit ekonomik. Në Mitroplast, i takova të gjithë këta heronj në një vend.
Si Kryetar i Mitrovicës do t’i mbështes përmes politikave që nxisin zhvillimin, investimet dhe krijimin e mundësive të reja për punëtorët dhe bizneset.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice








