
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri i shoqëruar nga kryetari aktual i komunës, Bedri Hamza sot ka vizituar Dr. Agim Pecin, shkruan Mitropol.
Tahiri vlerësoi lart kontributin e Pecit për shëndetësinë e Mitrovicës dhe Kosovës.
Postimi i plotë:
Përkushtimi i Dr. Agim Pecit për shëndetësinë e Mitrovicës dhe Kosovës është i jashtëzakonshëm. Sot, unë dhe kryetari Bedri Hamza e vizituam këtë profesionist dhe veprimtar të shquar.
Dr. Peci është i respektuar dhe i vlerësuar nga të gjithë.
Si kryetar i ardhshëm, do të shërbej me përkushtim dhe do të jem gjithmonë pranë qytetarëve.
Faleminderit për mikpritjen, doktor! 🙏








