
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot së bashku me kandidaten për Asamble Komunale, Igballe Islami, janë mirëpritur në fshatin Frashër, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se në çdo lagje e në çdo fshat, qytetarët po tregojnë gatishmëri për t’u angazhuar dhe për të kontribuar për Mitrovicën.
“Këto takime na japin forcë, na motivojnë dhe na dëshmojnë se jemi në rrugën e duhur.
Jemi bashkuar për Mitrovicën. Sepse, Mitrovica është familja jonë e madhe. #PDK191”, tha Tahiri tutje.
Igballe Islami është pjesë e listës së PDK-së dhe mbanë numrin 3.








