Tahiri e Islami marrin mbështetje të madhe nga banorët e Urës së Gjakut – Islami: Ky besim është motivi ynë më i madh për të vazhduar rrugën drejt një Mitrovice më të mirë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri bashkë me 3-shin e listës, Igballe Islamin sonte ishin pjesë e takimit me banorët e Urës së Gjakut të cilët ishin të shumtë në numër në mbështetje të Tahirit e Islamit.

“Faleminderit, Igballe Islami. Faleminderit të gjithë banorëve të lagjes “Ura e Gjakut”, shkroi Tahiri.
E edhe drejtoresha e Financave dhe numri 3 i PDK-së në këto zgjedhje, Igballe Islami e falënderoi Tahirin dhe qytetarët për mbështetjen masive.
Ajo tha se ky besim është motivi i tyre më i madh për të vazhduar rrugën drejt një Mitrovice më të mirë.
Postimi i plotë:
Faleminderit Kryetarit Arian Tahiri dhe të gjithë qytetarëve që na dhuruan një mbrëmje plot energji, pjesëmarrje dhe përkrahje. Ky besim është motivi ynë më i madh për të vazhduar rrugën drejt një Mitrovice më të mirë.
Për ty gjithmonë, Mitrovicë 💚🖤








