Medi
02LAJME

Tahiri: Gruaja dhe familja, shtylla kryesore e programit për Vushtrrinë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka dhënë një mesazh të fuqishëm gjatë paraqitjes së tij të fundit publike, ku theksoi se përkundër zhurmave dhe sulmeve politike, asgjë nuk do ta ndalë atë dhe ekipin e tij që të realizojnë programin për qytetin.

Tahiri, i cili ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët, u shpreh se besimi dhe energjia e tyre janë motivi kryesor që e shtyn përpara.

Active

“Asnjë zhurmë e as sulm nuk ka me na ndal që të realizojmë programin tonë për Vushtrrinë, qysh ju e doni. Faleminderit për krejt energjinë e besimin tuaj!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Në fjalën e tij, kandidati i LDK-së vendosi theksin te roli i gruas dhe familjes, duke e konsideruar këtë bërthamë të shoqërisë si qendër të vizionit politik dhe qeverisës. “Gruaja dhe familja janë qendra e programit tonë”, deklaroi Tahiri, duke treguar se vizioni i tij për Vushtrrinë mbështetet në forcimin e strukturës sociale dhe fuqizimin e grave si bartëse të zhvillimit.

Mesazhi i tij i qartë se nuk do të ndalet nga zhurmat e kundërshtarëve politikë, e paraqet Xhafer Tahirin si një kandidat të vendosur dhe të fokusuar për të çuar përpara programin e LDK-së për qytetin.

Dukato 1