KOSOVËLAJME

Tahiri kritikon ashpër Qeverinë Kurti: Programi legjislativ në kaos

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim në aspektin legjislativ.

Market Florenti
Roadside

Ai ka vlerësuar se programi legjislativ i kësaj qeveria është në kaos.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se dështimi i kësaj qeveria në dy zotimet e saj kryesore nuk ka qenë rastësi.

“Programi legjislativ në kaos! Një qeveri dhe një shumicë e cila është përbetuar në përfshirje dhe drejtësi më të madhe sociale, ka dështuar në të gjitha pikat legjislative të cilat do ta realizonin atë. Kjo nuk është rastësi, sepse në skemat sociale nuk mund të përfshihen në klientelizëm e korrupsion”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka paralajmëruar se nesër do të jep detaje për dështimin e Qeverisë në aspektin legjislativ.

“Pra edhe kësaj radhe, edhe këtë vit, kjo qeveri e ka kthyer në normë mashtrimin, duke treguar mungesë totale përkushtimi dhe efikasiteti në realizimin e premtimeve dhe prioriteteve programore në këtë gjysmë vit. Për më shumë, nesër do shihni analizën e dështimeve të programit legjislativ 2024 dhe normimit të mashtrimit”, ka shkruar Tahiri.