Tahiri mbyll ditën me takim në Stanoc: Do të jem në shërbim të tyre, të kërkesave e nevojave të tyre

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri në mesin e takimeve të shumta, ai sot u prit edhe nga familja Shala në Stanoc të Epërm, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se familja Shala janë në mbështetje të plotë të kandidates për Asamble Komunale nga radhët e LDK-së, Shukrije Shala.
“Nuk kishte si të mbyllej më mirë kjo ditë se me këtë super takim, plot energji, plot besim.
Stanoci është shtëpia ime, janë kojshitë e mi dhe gjithë do të jem në shërbim të tyre, të kërkesave e nevojave të tyre.”, tha ai.








