Active 2
02LAJME

Tahiri: Mbyllëm fushatën me tubimin më të madh të grave në historinë elektorale të Vushtrrisë

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri mbrëmë mbylli fushatën me siç tha ai tubimin më të madh të grave në historinë elektorale të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Active 1

Tahiri tha se LDK është krenare që më 12 Tetor në Vushtrri do të nis ndryshim historik.

Postimi i plotë:

Mbyllëm fushatën tonë me tubimin më të madh të grave në historinë elektorale të Vushtrrisë, e pas 12 Tetorit me programin tonë për gratë, familjen e mirëqenien do të ndryshoj përgjithmonë Vushtrria.

LDK është krenare që më 12 Tetor në Vushtrri do të nis ndryshim historik ku do të ndajmë 500,000,00 për Fondin për mbështetjen e gruas vushtrriase. Bashkë do të ndryshojmë Vushtrrinë.
Faleminderit për mbështetjen.

Dukato 1