Tahiri: Me 12 Tetor buxheti i Komunës do të kthehet prap te qytetari, fermeri, nxënësi e gruaja vushtrriase

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri ditën e ka mbyllur me takim në Balincë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se Balinci nuk e ka harruar ujësjellësin, mbështetjen e bujqve e fermerëve, ndërtimin e shtëpive, ndriçimin publik e plot projekte tjera.
“Me 12 Tetor buxheti i Komunës do të kthehet prap te qytetari, fermeri, nxënësi e gruaja vushtrriase. Ky është zotimi ynë”, tha ai.







