
Kandidati për kryetar komune nga radhët e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri sot u prit nga familja Vatovci në Novolan së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Shemsi Vatovci, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se Shemi dhe familja e tij janë punëtor të ndershëm e të drejtë prandaj i gjithë Novolani e jo vetëm po e përkrahin.
“Në Novolan ne përfunduam ujësjellësin, i hoqëm mbeturiant, bëmë rrugë, trotuare, ndriçim publik e ndihmuam me mjete pune fermerët, ndërtuam parqe e renovuam Ambulantën e Mjekësisë familjare!
Po ky pushtet në ikje cka punoi në Novolan?”, tha Tahiri.








