Tahiri mirëpritet nga familja Dibrani: Derë më derë e familje për familje, kështu po e ndërtojmë besimin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri u mirëprit dje nga familja Dibrani.
Ai tha se me vizitat derë më derë e familje për familje, po e ndërtojnë besimin, dhe po me këtë besim do ta ndërtojnë edhe Mitrovicën.
“Në familjen Dibrani u ndjeva si në shtëpinë time.
Kur Mitrovica bashkohet si një familje e madhe, bëhet e pandalshme. #PDK191”, shkroi Tahiri.








