Tahiri: Mitrovica është familja jonë e madhe dhe unë do të jem kryetar i secilit qytetar, pa dallime

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar shoqatën “Birlik” në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se aty ndanë besimin se vetëm respekti dhe puna e përbashkët është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë.
Postimi i plotë:
Mitrovica bëhet më e fortë kur jemi të bashkuar. 🤝
Në “Birlik”, me miqtë nga komunitetet, ndamë besimin se vetëm respekti dhe puna e përbashkët është rruga drejt një të ardhmeje më të mirë.
Mitrovica është familja jonë e madhe dhe unë do të jem kryetar i secilit qytetar, pa dallime. 🙏







