Tahiri: Mitrovica ka zë, ngjyrë e shpirt edhe falë të rinjve dhe organizatave si “Futja Ngjyrë”

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka realizuar vizitë në hapësirat e organizatës “Futja Ngjyrë”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se Mitrovica ka zë, ngjyrë e shpirt edhe falë të rinjve dhe organizatave si “Futja Ngjyrë”.
“Mitrovica ka zë, ngjyrë e shpirt edhe falë të rinjve dhe organizatave si “Futja Ngjyrë”. Ata e kanë bërë artin pjesë të përditshmërisë sonë, me murale që sjellin ëndrra e shpresë, por edhe protestë.
Në Mitrovicën që dua ta udhëheq, arti dhe të rinjtë do të kenë më shumë hapësirë dhe përkrahje.
Gjithmonë për të rinjtë. Gjithmonë për Mitrovicën. #PDK191”, ka shkruar Tahiri.








