Dukato 2
02LAJME

Tahiri ndanë mirënjohje për lojtarët e parë të ekipit të futbollit “Trepça”

 

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka takuar lojtarët e parë të ekipit të futbollit të “Trepçës”, shkruan Mitropol.

Weelnes

Tahiri tha se u ndau mirënjohje të gjithëve, përfshirë edhe familjarëve të atyre që më nuk jetojnë.

Postimi i plotë:

Këta janë heronjtë e “Trepçës”, lojtarët që ngritën emrin e Mitrovicës në arenën sportive. Në shtatorin e vitit 1991, 34 vjet më parë, “Trepça” nisi rrugëtimin e saj historik me ndeshjen e parë ndaj Kosovës së Vushtrrisë në fshatin Dervar, ku u hodhën themelet e futbollit të pavarur të Kosovës.

Sot u ndava mirënjohje të gjithëve, përfshirë edhe familjarëve të atyre që më nuk jetojnë, por shpirtërisht mirënjohja për ta është e pafund.

Ishin më shumë se ekip dhe nga lojtarë u bënë ndërtues ëndrrash për shumë gjenerata!

Faleminderit për gjithçka! 🏆

Koha