
Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri, ka folur dje për projektin e dy urave në Mitrovicë, ku priten qe të lidhin Mitrovicën Jugore me atë Veriore.
Tahiri, për Klan Kosova, tha se e mirëpret projektin.
“Konsideroj se secili projekt i cili është në të mirë të qytetarëve është i mirëseardhur edhe në Mitrovicë e gjithandej Kosovës. Jemi duke folur konkretisht për dy ura mbi lumin Ibër, që bashkojnë qytetin e Mitrovicës dhe që kontribuojnë në mirëqenie, standard dhe perspektivë më të avancuar në qytetin e Mitrovicës”, tha Tahiri.
“Njëra urë është projekt që lidhet që nga viti 2022, është një investim që ka bërë komuna e Mitrovicës përgjatë lumit Ibër, pra shëtitoren, e ka lidhur liqenin artificial me qendrën e qytetit të Mitrovicës. Është investim që është bërë në dy anët e lumit Ibër. Ky projekt ka mbetur peng për shkak të mungesës së mjeteve financiare”.
“Mirëpo, paralelisht me këtë, ka qenë ideja dhe vendimi që të krijohet edhe një urë tjetër, një urë që kontribuon gjithashtu në perspektivën dhe mirëqenie”, u shpreh Tahiri.








