Medi
LAJME

Tahiri: Në qendër të programit tonë është familja, gruaja

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka zhvilluar takim me gratë e qytetit të Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Weelnes

Tahiri tha se në qendër të programit të LDK-së është familja e gruaja.

Postimi i plotë:

Në qendër të programit tonë është familja, gruaja prandaj programi ynë për 4 vitet e ardhshme është:
Krijimi i fondit komunal për grate:
– Programe trajnimi për gratë për punësim
– Subvencione për biznese të vogla
– Mentorim dhe rrjetëzim professional
– Subvencionim i programe komunale për parandalimin e dhunës në familje
– 400€ për nënat për fëmijët e lindur në Vushtrri
– Përkrahje për nënat vetushqyese
– Subvencionim i normës së interesit të kredisë për blerje të banesës për familjet e reja
Siaps regjistrimit të popullësisë dhe të dhenave nga ASK në Vushtrri janë 9583 gra mbi moshën 40 vjeqare, papunësia te kjo kategori është mbi 80%.
Vushtrria qysh Ju e doni bëhet kur të gjitha gratë kanë përkrahje nga Komuna për punësim dhe kur ne bëhemi bashkë për të luftuar dhunën në familje!

Dukato 1