
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar shoqatën e personave me aftësi të kufizuara në Mitrovicë “Handikos Mitrovica”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se në qeverisjen e tij personat me nevoja të veçanta do të jenë prioritet.
Postimi i plotë:
Në qeverisjen time, personat me nevoja të veçanta do të jenë prioritet. Këtë ua premtova edhe në “Hendikos”, ku diskutuam për mënyrat konkrete për t’i përmbushur kërkesat e tyre në Mitrovicë.
Ne do të punojmë së bashku për të krijuar kushte më të mira për qasje të plotë në çdo hapësirë publike dhe për shërbime më cilësore.
#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice








