Tahiri: Në qeverisjen tonë subvencionet do të ndahen për klubet e sportistët, jo për familjarët e miqtë e pushtetarëve

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri tha se Arben Karaqa është përfaqësues i denjë i sportit në Vushtrri, e që këtë herë ai garon për Asamble Komunale në Vushtrri nga radhët e LDK-së me numër 17 në listë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se në qeverisjen e LDK-së subvencionet do të ndahen për klubet e sportistët, jo për familjarët e miqtë e pushtetarëve.
“Nuk do të lejoj si Kryetar që në mandatin tim të shuhen klubet ikonike të vajzave në qytetin tonë.”, tha Tahiri.








