Premium Store
02LAJME

Tahiri : Numërimi prapa ka filluar, PDK-ja degradoi qeverisjen komunale në Vushtrri

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, në tubimin e mbajtur për fundvit ka paralajmëruar subjektin aktual që qeverisë me komunën e Vushtrrisë.

Tahiri ka thënë para të pranishmëve se numërimi prapa tashmë ka filluar, duke paralajmëruar kështu një humbje eventuale të PDK-së në Vushtrri në zgjedhjet e Tetorit të vitit 2025.

Market Florenti

“E morrën komunën si një prej komunave me performancën më të mirë me qeverisjen më të mirë, dhe e sollën aty, për fat të keq e sollën aty ku vetëm PDK-ja dinë me sjellë” ka thënë Tahiri.

Ndër të tjera Tahiri ka thënë se Vushtrria është kampion i projekteve të papërfunduara, duke përmendur shifrën prej 175 projekteve.

Weelnes