Medi
02LAJME

Tahiri para përkrahësve: Jam këtu për t’iu shërbyer me punë e përvojë, sepse Mitrovica për mua nuk është ambicie politike, por mision dhe përgjegjësi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri edhe mbrëmë takoi numër të madh të qytetarëve.

Prej aty Tahiri tha se ndodhet këtu për t’iu shërbyer me punë e përvojë qytetarëve, sepse Mitrovica për të nuk është ambicie politike, por mision dhe përgjegjësi.

Premium Store

Postimi i plotë:

Edhe mbrëmë isha pranë njerëzve punëtorë dhe të ndershëm të Mitrovicës. Mikpritja e tyre është e pakrahasueshme. Në biseda të sinqerta ndjejmë hallet e përditshme, por edhe shpresën për një të ardhme më të mirë.

Jam këtu për t’iu shërbyer me punë e përvojë, sepse Mitrovica për mua nuk është ambicie politike, por mision dhe përgjegjësi që e mbaj me nder çdo ditë.

#PDK191
#PerTyGjithmoneMitrovice

Active