Tahiri pas hedhjes së gurthemeleve: Ura do të rrisin qarkullimin e qytetarëve nga dy anët e Ibrit

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka shkruar pas hedhjes së gurthemeleve të dy urave mbi lumin Ibër.
“Njëra nga urat do të shërbejë për qarkullimin e veturave, ndërsa ura tjetër është pjesë përbërëse e shëtitores përgjatë lumit Ibër,” ka deklaruar Tahiri.
Ai theksoi se këto investime do të përmirësojnë ndjeshëm lëvizshmërinë e qytetarëve dhe do të forcojnë lidhjen mes dy anëve të qytetit.
“Do të jem gjithmonë gati të jap maksimumin tim për qytetin tonë! Mitrovicë 💚,” ka përfunduar ai në postimin e tij në rrjete sociale.








