Tahiri: Respekt maksimal për çdo personalitet dhe çdo brez që u angazhua politikisht për Mitrovicën

Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka realizuar takim me strukturat partiake dhe ish-aktivistë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se ishte i nderuar që sot ishte në mesin e shumë prej atyre që kanë kontribuar shumë për të mirën e qytetarëve tanë.
Postimi i plotë:
Një mobilizim i jashtëzakonshëm. Një angazhim i pandalshëm.
Respekt maksimal për çdo personalitet dhe çdo brez që u angazhua politikisht për Mitrovicën dhe Kosovën.
I nderuar që sot isha në mesin e shumë prej atyre që kanë kontribuar shumë për të mirën e qytetarëve tanë.
Faleminderit për angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen tuaj!🙏







