Market Florenti
02LAJMESPORT

Tahiri: Sa shumë po ju dhemb suksesi, por kot e keni, t’kristalizum jemi!

Mbrëmjen e djeshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë u mbajt ndeshja e finales së parë të ndeshjeve të playoff-it mes KB Trepçës dhe KB Pejës, shkruan ‘Mitropol’.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, palestra ishte e stërmbushur nga torcidasit e atmosfera gjithashtu ishte super-elektrizuese.

Market Florenti

Por siç duket tifoja e vendasve për Trepçën, ishte shqetësuese dhe e kishte bezdisur njërin nga lojtarët e KB Peja, Alban Veseli.

“20 vite karrier ne basketboll kam kaluar cdo lloj sfide mirepo kurr sjam ndier me i fyer dhe e i poshteruar se mbreme”, ishin disa nga fjalët e Veselit në statusin e tij në facebook.

E ndaj këtij statusi ka reaguar Drejtori Sportiv i KB Trepçës, Izet Tahiri.

Ai i doli në mbrojtje ekipit të Trepçës duke thënë:

“Sa shumë po ju dhem suksesi! Por, kot e keni

Tkristalizum jemi!”

Përndryshe finalja e parë e ndeshjeve të playoff-it e zhvilluar mbrëmë në ‘Minatori’, përfundoi me fitoren e KB Trepça./Mitropol

Weelnes