
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka vizituar klubin e karatesë “Mitrovica”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se si kryetar i ardhshëm do të mbështes çdo sportist në Mitrovicë që ta arrijë potencialin e plotë.
Postimi i plotë:
Edhe unë u përshëndeta me një përkulje, si çdo karatist në klubin “Mitrovica”. Një gjest i vogël që tregon vlerat që na bashkojnë, respektin dhe disiplinën. 🥋
Si kryetar do ta mbështes çdo sportist në Mitrovicë që ta arrijë potencialin e plotë. 🇽🇰








