Premium Store
02LAJME

Tahiri: Sporti dhe sportistët vushtrrias meritojnë të trajtohen me dinjitet

 

Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar klubin e pingpongut KPP “Vushtrria”, shkruan Mitropol.

Medi

Tahiri tha se në mandatin e tij është përfunduar palestra e shkollës SHMU2 pikërisht ku tani po krijohen kampion.

“Sporti dhe sportistët vushtrrias meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe me përkrahjen financiare që e meritojnë”, tha ai.

Postimi i plotë:

🏓 Vizituam klubin e pingpongut KPP “Vushtrria”, ku takuam drejtorin e përfaqësueses së Kosovës në pingpong, Petrit Drenica, së bashku me mbi 30 pingpongistë vushtrrias, një krenari e madhe për qytetin tonë.
Shembull i suksesit është kampionia e Kosovës në ping pong Loresa Imeri 🥇

Në mandatin tonë përfunduam palestrën e shkollës SHMU2 pikërisht ku tani po krijohen kampion.

Sporti dhe sportistët vushtrrias meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe me përkrahjen financiare që e meritojnë!

Active