
Kandidati për Kryetar Komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka zhvilluar takim me disa qytetarë të cilët po planifikojnë të kthehen për të jetuar në Kollovërt, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se rruga për të cilën premtuan për t’i lidhur fshatrat e asaj ane të Mitrovicës po bëhet realitet.
“Në Kollovërt do të rikthehet gjallëria dhe do të hapen mundësi të reja për bujqësi, turizëm dhe jetë të qëndrueshme.”, tha tutje ai.








