
Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri në kuadër të vizitave të sotme ai ka takuar edhe stafin e auto elektricist “Te Skenda”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se nga autoelektricistët, dyqanet e vogla e deri te shërbimet e ndryshme, puna për Mitrovicën është një angazhim për të gjithë.
Postimi i plotë:
Sapo t’i shihni fotografitë mund të mendoni se më është prishur vetura, por te Skenda erdha për të diskutuar sesi mund ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për çdo biznes të vogël. Nga autoelektricistët, dyqanet e vogla e deri te shërbimet e ndryshme, puna për Mitrovicën është një angazhim për të gjithë.
Gjithmonë për ndërmarrësit. Gjithmonë për Mitrovicën. #PDK191








