Tahiri: Unë jam krenar që gjatë qeverisjes sime kam qenë përkrah fermerëve të vyer të Vushtrrisë, prandaj sot kemi plan konkret për bujqësinë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vizituar sot fermerin Ejup Xhaferi nga Dobërlluka, shkruan Mitropol.
Prej aty, Tahiri ka theksuar se ndjehet krenar që gjatë qeverisjes së tij ka qenë përkrah fermerëve të vyer të Vushtrrisë, prandaj sot kanë plan konkret për bujqësinë.
Postimi i plotë:
Vizitë fermerit të vyer Ejup Xhaferi nga Dobërlluka. Ai është shembulli më i mirë se si nderi e bereqeti i fermerit buron nga puna dhe djersa e ballit.
Unë jam krenar që gjatë qeverisjes sime kam qenë përkrah fermerëve të vyer të Vushtrrisë, ata e dijnë ndihmën e madhe që ju dhamë prandaj sot kemi plan konkret për bujqësinë 🚜🌱.








