Tahiri viziton klinikën “Dr. Kaltrina”, takohet me mikun që erdhi nga Gjermania për ta votuar

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka realizuar vizitë në klinikën dentare “Dr.Kaltrina” në Shipol, shkruan Mitropol.
Tahirit tha se me Dr.Kaltrinën biseduan për përkushtimin e saj ndaj pacientëve, ndërkohë që aty ka takuar edhe shokun e shkollës, Shpëtim Dragajn, i cili, pa i treguar, kishte ardhur enkas nga Gjermania për ta votuar.
“Ky besim i qytetarëve më motivon të punoj pa pushim për qytetin tonë.”, tha Tahiri.








