Tahiri viziton mjeshtrin e Mitrovicës: Ustah Farukut i ka mbetur vetëm ta qepë kostumin tim të fitores

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arian Tahiri, vijon takimet e tij me qytetarët dhe akterë të ndryshëm të komunitetit, duke dëshmuar një qasje të hapur dhe të përkushtuar ndaj nevojave të qytetit.
Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri ka ndarë përvojën e tij personale nga takimi me mjeshtrin lokal, ustah Farukun, duke theksuar vlerën e punës dhe përkushtimit të zanatlinjve të Mitrovicës.
“Në vend të brendeve të shtrenjta, unë zgjodha duart e mjeshtrit të Mitrovicës. Nga Faruku mora edhe një leksion të mirë: më dëgjoi me kujdes, i bëri matjet dy herë dhe tani i ka mbetur vetëm ta qepë kostumin tim të fitores.”, shkroi ai.
Tahiri shfrytëzoi këtë vizitë për të përçuar edhe një mesazh më të gjerë për vizionin e tij për qytetin.
“Edhe unë si kryetar do t’ju dëgjoj me vëmendje dhe do të marr vendime me maturi. Mitrovica do të bëhet qytet ku zejtarët nuk punojnë për mbijetesë, por zanatin e tyre do ta ushtrojnë me krenari.”
Ky takim pasqyron qasjen e Tahirit për të zhvilluar Mitrovicën nëpërmjet dialogut me qytetarët dhe duke vlerësuar rëndësinë e punës lokale dhe të artizanatit. Ai premton se përkushtimi dhe dëgjimi i komunitetit do të jenë bazë për vendimet që do të ndërmerren në të ardhmen.
#PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice








