
Kandidati për Kryetar Komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot ka takuar peshkatarët të cilët po bënin gara tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se kaloi momente të jashtëzakonshme dhe se u impresionua me qetësinë, durimin dhe batutat e tyre.
Postimi i plotë:
Shumë peshkatarë në brigjet e Ibrit si konkurrentë, por asnjëri si kundërshtar. Unë isha mysafir, por kalova momente të jashtëzakonshme dhe u impresionova me qetësinë, durimin dhe batutat e tyre. Nuk e harroj këshillën rreth grepit që duhet ta blej për t’u bërë pjesë e garës herën tjetër. 🎣
Mitrovica ka shpirt 💚.








