
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka vizituar Shoqatën e Veteranëve të Arsimit në Vushtrri, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se profa Halil, profa Mustafë dhe tërë shoqata po bëjnë punë të madhe, për çka edhe i ka falenderuar.
Postimi i plotë:
Bashkë me ekipin vizituam Shoqatën e Veteranëve të Arsimit në Vushtrri.
Profa Halil, profa Mustafë dhe tërë shoqata po bëjnë punë të madhe, për çka i falënderova. Do ta kenë përkrahjen e plotë timen në 4 vitet e ardshme!








