Active 2
02LAJMESPORT

Tahiri viziton Trepçën ‘89, premton ndërtim të edhe një fushe moderne si dhe subvencione për gjithpërfshirje

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri vizitoi klubin e futbollit Trepça ‘89.

Aty ai theksoi se klubi i futbollit Trepça ’89 është krijuar me shumë sakrificë, deri sa rrugëtimin e bëri bashkë me rezistencën e popullit, duke u shndërruar në krenari për qytetin tonë.

Active 1

“Fuqinë e ka të rrënjosur në sakrificën dhe qëndresën e atyre që nuk u dorëzuan kurrë. Me talentet e reja që pashë, jam thellësisht i bindur që mitrovicasit do t’i shkelin stadiumet evropiane.”, shkroi Tahiri.

Tahiri premtoi se do ta lidhin subvencionimin e klubeve sportive me përfshirjen e fëmijëve të moshës 5–16 vjeçare dhe se do ta ndërtojnë edhe një fushë moderne të futbollit në Mitrovicë, në qytetin e kampionëve.

Koha